Si të identifikoni në markete ushqimin e modifikuar gjenetikisht?

Për të mësuar mirë se çfarë ushqimi po blini në markete, hulumtuesit kanë publikuar informata mbi ushqimin gjenetikisht të modifikuar dhe atë normal, të cilat ju ftojmë t’i lexoni më poshtë.

Lifestyle

16/06/2015 20:35

Ushqimi GMO (gjenetikisht i modifikuar) është ndoshta më i këndshëm dhe më i ndritshëm në pamje, me madhësi dhe pa indikacione të kalbjes. Por, sipas ligjeve të natyrës, ne nuk jemi të gjithë të ngjashëm. Dikush është më i gjatë, dikush më i shkurtër, dikush më i trashë dhe dikush më i hollë. Kjo vlen edhe për perimet dhe frutat. Ato me kalimin e kohës, duke qëndruar në market do duhej të hynin në procesin e kalbjes.

Është më se e sigurt që ju nuk blini produkte natyrore që kanë një pamje të tmerrshme, dhe kështu ju gjithmonë kërkoni ushqime me ngjyrime, madhësi dhe forma të veçanta.

Nuk është gjë e keqe nëse ajo është goditur pak dhe tregon shenja të ‘buta’. Nëse gjeni fruta të tilla dhe perime në raftet e supermarketeve, shanset janë se ato nuk janë të modifikuara gjenetikisht, transmeton Lajmi.net.

Blini nga një fermer i cili i rritë vetë ushqimet dhe shfrytëzoni këshillat si më lartë
Fermerët mund të rrisin gjithashtu bimë gjenetikisht të modifikuara pa qenë të ndërgjegjshëm për ato dhe ata gjithashtu mund  t’i ushqejnë kafshët e tyre me ushqim gjenetikisht të modifikuar – por ju duhet të kërkoni gjithmonë natyralen edhe kur blini prej tyre.

Mishi i kafshëve të tilla, në një nivel bazë, duhet të ketë një ngjashmëri të habitshme me një mish normal, por vini re pamjen e mushkërive. Në qoftë se ato duken pak si të sëmura, është mirë që të mos blini më nga ai fermer për shkak se ka shanse që kafshët e tij të ushqehen me ushqim të modifikuar gjenetikisht, transmeton Lajmi.net.

Injoroni paketimet e mrekullueshme, pasi që prodhuesit në kohët e sotshme shpenzojnë më shumë para për të ndërtuar paketime të lezetshme të produkteve të tyre se sa ushqime të shëndetshme.

Keni kujdes, pasi që prodhuesit nuk po i hanë prodhimet që po i prodhojnë; doktorët të cilët i vaksinojnë fëmijët nuk janë vetë të vaksinuar dhe nuk i vaksinojnë fëmijët e tjerë. Mbani sytë hapur në çdo dyqan që shkoni. Duhet ta dini se ushqimi GMO është më pak i shtrenjtë, kurse ushqimi natyral është më i shtrenjtë, transmeton Lajmi.net.

Rregulli i vjetër se si të mbani një shëndet të mirë është të hani dietë me ushqime me gjethe. Çdo herë që gjeni ushqime organike apo perime në dyqane kur nuk është sezoni i tyre, ato janë gjithmonë gjenetikisht të modifikuara, ose të zhvilluara me agjentë të rritjes së shpejtë dhe pesticide.

Kujdes se çfarë po hani!