Si ta përdorni një tuna të konzervuar kur nuk keni energji elektrike (Video)

Ky trik patjetër se do të ju duhet ndonjëherë. Shikojeni se si mund ta përdorni një tuna të konzervuar nëse keni mbetur pa energji elektrike dhe nuk keni as qirinj në shtëpi.

Fun

16/12/2014 14:58

Djaloshi që e bëri këtë eksperiment përdori vetëm një tuna të konzervuar dhe një copë pallomë për të bërë një llambë ndriçuese që mund të zgjasë për 2-3 orë. Kjo është me të vërtetë e mençur!

Nëse mbetni pa energji elektrike dhe nuk keni qirinj në shtëpi, por keni një tuna të konzervuar në frigorifer, padyshim që do të mund ta përdornit atë si një ndriçues deri sa të vije energjia elektrike – dhe padyshim, tunën do të mund ta hani pastaj pa asnjë problem, transmeton Lajmi.net.

Përndryshe, përdorimi i tunës së konzervuar në këtë mënyrë do të jetë më e dobishme se sa një qiri, kur dihet se qirinjët mund të pikin në dysheme apo në vendin ku i vendosni. Në anën tjetër, me blerjen e një tune ju do të përfitoni dy gjëra, ndriçimin dhe ushqimin.

Shikojeni videon: