Si ta luftoni inflamacionin e sinuseve me vezë të ziera?

Inflamacioni i sinuseve zakonisht ndodh për shkak të të ftohtit, por edhe si rezultat i luhatjeve të temperaturave ditore.

Lifestyle

05/12/2015 16:06

Ajo nuk duhet të merret si gjë e zakonshme, pasi lehtë mund të zhvillohet në një sëmundje kronike, kështu që është e detyrueshme që të konsultoheni me mjekun.

Por, derisa ende nuk e keni vizituar mjekun, ose derisa medikamenti që keni marrë ende nuk ka filluar të veprojë, mund të lehtësoni problemet me metoda alternative të trajtimit.

Çdo gjë që ju duhet janë vezë të ziera dhe një peshqir. Vezët e sapoziera mbuloni me peshqir, dhe pastaj i vendosni në ballë, në mes të syve. Sa më shumë të jenë vezët e ngrohta, aq më mirë do të jetë efekti.

Mbani vezët në ballë derisa të ftohen plotësisht. Përsërisni procesin derisa dhimbja të zhduket./(Zëri)