Si ta largoni erën e gojës që shkaktohet nga konsumimi i hudhrës dhe qepës

Hudhra dhe qepa mund të jenë shumë të shijshme, por e kanë një problem të përbashkët – shkaktojnë erë të keqe të gojës!

Lifestyle

19/08/2019 18:52

Megjithatë, s’është nevoja të krijoni panik nëse veç keni konsumuar qepë apo hudhër në drekë dhe pastaj e keni një takim të rëndësishëm.

Kjo sepse ka zgjidhje natyrale të cilat ju ndihmojnë ta largoni erën e tyre.

Mustarda
Futeni një lugë gjelle mustardë në gojë për disa sekonda. Pështyjeni atë dhe pastaj gjysmë lugë gjelle mustardë gëlltiteni.

Gjethet e majdanozit
Përtypja e gjetheve të majdanozit për disa minuta po ashtu jua hekë erën e keqe të gojës, transmeton Telegrafi.

Çaji i gjelbër dhe limonada
Shija e freskët e këtyre pijeve e kanë të njëjtin efekt sikurse të përtypni çamçakëz.

Limoni
Rriskat e freskëta të limonit mund të jenë efikase për ballafaqimin me baktere të gojës. Për rezultate të shpejta, përtypni disa rriska menjëherë pasi të keni ngrënë qepë apo hudhër.