Si qetësia e brendshme i sjell trupit freski

Stina e verës është stina e pushimeve. Shumë njerëz drejtohen drejt vendeve të freskëta për t’i ikur të nxehtit. Mënyra më e thjeshtë për të larguar nxehtësinë e jashtme është ruajtja e qetësisë së brendshme.

Lifestyle

29/06/2018 17:22

Në lashtësi, në Dinastinë Tang të Kinës, poeti i njohur Bai Juyi (që jetoi në vitet 772-846 pas erës sonë) vizitoi murgun e njohur budist Heng Ji gjatë verës së nxehtë. Ai zbuloi se murgu Heng Ji po kryente ritualin e përditshëm të meditimit në një nga ambientet e Tempullit, ku ishte shumë nxehtë. Pasi murgu Heng Ji mbaroi meditimin, Bai Juyi e pyeti: “Përse nuk meditoni në një ambient të freskët?”

Heng Ji iu përgjigj se “këtu është më fresk.” Bai Juyi nuk e kuptoi këtë përgjigje dhe e pyeti përsëri: “këtu është shumë vapë, si mund të ndieni freski?”

Heng Ji i shpjegoi se gjatë meditimit, ai ruan qetësinë e brendshme dhe ndien që dhoma është e freskët. Bai Juyi-t i pëlqeu shumë kjo gjë dhe shkruajti një poezi: “shumë njerëz kërkojnë me ankth për një vend të jashtë të freskët, vetëm murgu budist qëndroi qetësisht brenda dhomës së nxehtë. Pavarësisht se ambienti ku ai meditoi nuk ishte i frekët, murgu ndieu freski nga qetësia së brendshme.”

Kjo poezi është shkrimi më i lashtë i Kinës mbi largimin e vapës përmes relaksimit të brendshëm.

Qetësia e brendshme i sjell trupit freski

Në të kaluarën, një qytetar kinez shprehet se nuk e kishte ditur domethënien e arritjes së qetësisë së brendshme për të larguar vapën e verës. Por para disa ditësh, ai u takua me një zotëri të veshur me kostum në verën e nxehtë, i cili nuk djersitej, ndërsa të tjerët të veshur me bluza me mëngë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra, u djersitën. Ai mendoi në atë moment se nëse dikush mediton shpesh gëzon freskinë e trupit. Pas disa ditësh, vetë ai provoi efektet e qetësisë së brendshme për të lehtësuar vapën. Në një ditë shumë të nxehtë, punoi para kompjuterit dhe u djersit shumë. U mërzit ndërkohë që fshinte shpesh djersën. Në atë kohë iu kujtua poezia e lashtë “ndiej freski të natyrshme nga qetësia e brendshme”. Nuk mendoi më për djersën që dilte pandërprerë dhe u përpoq të qetësohej gradualisht. Pas pak kohësh, djersa e tij u zhduk vetvetiu. Në këtë moment ai e kuptoi rolin e madh të meditimit.

Roli i madh i aluzionit psikologjik

Po përse qetësia shpirtërore ka kaq efekt të madh? Sipas filozofisë tradicionale kineze, arsyja vjen nga integrimi i emocioneve të brendshme me ambientin e jashtëm dhe nga integrimi trup-shpirt. Sekretin e kanë zbuluar paraardhësit kinezë. Kur kemi ankth, do të kemi vapë, siklet, afsh të brendshëm. Kur jemi të qetë, temperatura e trupit bie, presioni i gjakut bie dhe frymëmarrja rregullohet së bashku me rrahjet e zemrës.

Sipas studimeve shkencore moderne, kur jemi të shqetësuar zemra na rreh më shpesh dhe rritet presioni i gjakut, duke shkaktuar dhe rritjen e nxehtësisë së trupit. Në të kundërt, kur jemi të qetë çdo gjë në trup qetësohet. Për më tepër kur ndihemi të qetë nga brenda, ulet edhe ndjeshmëria e trupit ndaj të nxehtit të jashtëm.

Teoria e psikologjisë së aluzioneve mund të zbulojë më tej sekretet e qetësisë së brendshme.

Aluzioni psikologjik është metodë e veçantë e ndikimeve psikologjike, e cila mund të sjellë ndikim në kushte jo konfrontuese. Aluzioni nuk është sugjerim dhe nuk jep shpjegim. Ai nuk është as urdhër, që detyron të tjerët.

Henry K. Beecher, studiues i Shkollës Mjekësore të Harvard-it bëri një eksperiment, ku konfirmoi ekzistencën e efektit placebo. 100 studentë e institutit të mjekësisë u ndanë në dy grupe me nga 50 vetë në grup. Studentët e grupit të parë u përdorën ilaçin e kuq, një ilaç stimulues, ndërsa grupi i dytë konsumoi ilaçin blu, një ilaç qetësues. Por në fakt, ilaçi kuq ishte ilaç qetësues, ndërsa ai blu ishte stimulues. Sipas efekteve të ilaçeve, studentët që konsumuan ilaçin e kuq duhet të ishin më të qetë, ndërsa studentët e grupit të dytë duhet të ishin të stimuluar. Por rezultatet konkrete ishin të kundërta, studentët e grupit të parë që konsumuan ilaçin e kuq ishin më të stimuluar. Studentët e grupit të dytë të qetë. Përse ndodhi kjo? Ky është roli i i aluzionit psikologjik, i cili solli ndikim të dukshëm tek trupi ynë.