Si në Gjermani: Prishtina do bëhet me biçikletat e qytetit, nënkryetari tregon detaje

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në një intervistë për Lajmi.net ka folur për projektet e qeverisjes komunale dhe problemet me të cilat përballen. Ai ka thënë se autobusët e rinj do të vinë në në mesin e vitit të ardhshëm dhe poashtu janë porositur edhe biçikleta. “Autobusët, gjatë vitit të ardhshëm ne veçse…

Lajme

02/10/2023 16:02

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në një intervistë për Lajmi.net ka folur për projektet e qeverisjes komunale dhe problemet me të cilat përballen.

Ai ka thënë se autobusët e rinj do të vinë në në mesin e vitit të ardhshëm dhe poashtu janë porositur edhe biçikleta.

“Autobusët, gjatë vitit të ardhshëm ne veçse do t’i kemi në Prishtinë kah mesi i vitit të ardhëm. Është nënshkruar kontrata do të futet internet falas në të gjithë autobusët. Përvec internetit në autobusë e kemi nënshkruar edhe një kontratë për biçikleta, do të jetë mundësia  të merret biçikleta në një stacion e të dorëzohet në stacionin tjetër”, ka thënë ai për Lajm.net.

Zogaj ka kritikuar Qeverinë për mosbashkëpunim dhe mungesë komunikimi.

“Ne po mundohemi me bashkëpunu sa më shumë që mundemi me Qeverinë, kishim dashtë me pas një koordinim edhe më të fuqishëm të cilin nuk e kemi”, ka thënë Zogaj.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, javë më parë u intervistua nga Policia e Kosovës lidhur me arrestimin e 3 zyrtarëve komunal.

Sipas tij vepra me të cilën ata ngarkohen nuk është edhe aq e rëndë dhe masën e ndalimit e ka quajtur joproporcionale.

“Te komuna e Prishtinës kishte një ndalim prej disa prej zyrtarëve për tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, 24 orësh për atë ndalim kam shku edhe unë kam dhënë deklaratë, lidhur me atë rast.

Rasti është I thjeshtë organet janë duke e hetuar lidhet me disa kontrata mbi vepër të cilat i  kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Shkova i dhashë shpjegimet për procedurat dhe besoj që tash organet e drejtësisë e japin verdiktin e fundit. Ndalimi i tre zyrtarëve ka qenë një masë joproporcionale me veprën e cila i ngarkohet”, u shpreh Zogaj për Lajmi.net.