Si në filma, dëshmitari rrëfen ngjarjen që ndodhi në Lupç ku katër persona përfunduan në spital
Dje në rreth orës 16:00 të ditës, në Lupç të Podujevës, pati të shtëna me armë, kjo erdhi se rrjedhojë e një kacafytje me fjalë. Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka shkuar sot në vendin e ngjarjes për të marrë informata për rastin e djeshëm. Gazetari Miftari, tregon se kjo erdhi nga një mosmarrëveshje,të dy…
Lajme
Dje në rreth orës 16:00 të ditës, në Lupç të Podujevës, pati të shtëna me armë, kjo erdhi se rrjedhojë e një kacafytje me fjalë.
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka shkuar sot në vendin e ngjarjes për të marrë informata për rastin e djeshëm.
Gazetari Miftari, tregon se kjo erdhi nga një mosmarrëveshje,të dy familjve për bllokimin e rrugës.
Njëherë një familje kanë gjuajtur në drejtimin e familjes tjetër, duke lënë të plagosur tre persona. Si shenjë hakmarrje, familja e dëmtuar, kanë shkuar në shtëpinë e atentatorëve, ku më pas ata e kanë therrur me thikë personin tjetër.
Një dëshmitar i rastit, rrëfen për ngjarjen si ka ndodhur, dhe ka thënë se policia ka ardhur 20 minuta pasi që ka ndodhur rasti. /Lajmi.net/
Video: