Si ndikon stresi në jetën tuaj seksuale?

Stresi ndikon më shumë se që keni menduar ndonjëherë.

Lifestyle

27/01/2017 00:11

Për fat të keq stresi nuk ndikon vetëm në psikologjinë tuaj, por edhe në shëndetin fizik e sidomos tek gratë, transmeton Klan Kosova.

Por stresi mund të ndikojë shumë edhe në jetën seksuale.

“Stresi mund ta shkatërrojë trupin e një personi”

“Stresi mund  të ndikojë dhe shkatërrojë trupin e një personi, e sidomos nëse ka stres kronik” , ka thënë ekspertja e shëndetit të gruas, Jennifer Wider.

Stresi kronik gjithashtu mund të shtojë rrezikun nga kanceri dhe dobëson sistemin imunitar.

Por stresi ndikon shumë edhe në jetën seksuale.

“Stresi ka mundësi të ndikojë tek gjendja fizike, emocionale por edhe në lidhje me të tjerët”, është shprehur seks – terapsitja, Rachel Needle.

Sipas saj stresi ndikon që tensionin e gjakut si dhe shpejton ritmet e zemrës.

Por si mund stresi të ndikojë në jetën seksuale?

“Organi më seksual në trupin e njeriut, është truri”.

“Nëse e keni mendjen e ngarkuar dhe jeni të shpërqendruar gjatë seksit do të jetë shumë më e vështirë që të fokusoheni dhe të arrini kënaqësi”, është shprehur Needle.

Stresi gjithashtu mund të ndikojë në mënyrë indirekte në jetën tuaj seksuale.

“Hormonet që njeriu mund të prodhojë kur është i stresuar ndikon në metabolizëm, që gjë mund të ju bëjë të humbi apo të shtoni peshë më shpejtë. Kur trupi juaj ndryshon shpejtë, atëherë ju mund të mos ndiheni mirë për fizikun që keni, dhe do të keni më pak dëshirë që të inkuadroheni në aktivitete seksuale”.