Si ndikon shtatzënia në shëndetin tuaj dekada më vonë?

Prej sëmundjeve në mëngjes e deri tek fryrja e këmbëve dhe presionit të lartë të gjakut, shtatzënia ndikon shumë në shëndetin e një gruaje.

Lifestyle

29/08/2015 15:15

Por, dëmi mund të vazhdojë edhe më gjatë se sa që e keni menduar. Shkencëtarët thonë se qelizat kalojnë nga bebja në nënë gjatë shtatzënisë – dhe mund të qëndrojnë në trupin e gruas për dekada të tëra.

Disa prej tyre mund të jenë të mira për shëndetin e gruas, por të tjerat, në varësi se ku fshihen në trup, mund të rrisin rrezikun për një mori sëmundjesh, transmeton Lajmi.net.

Kanceri i gjirit, kanceri tiroid, artriti dhe menopauza e hershme, që të gjitha këto mund të shkaktohen apo keqësohen nga këto qeliza “të huaja”, thonë ekspertët.

Çuditërisht, ata besojnë se disa prej qelizave mund të përpiqen vazhdimisht që të sabotojnë shanset e nënës për të pasur një fëmijë tjetër, kështu që fetusi nuk do të konkurrojë për burime pasi që të lindë.

Përderisa koncepti mund të duket i çuditshëm, hulumtuesit në SHBA thonë se fenomeni ndodh në të gjithë mbretërinë e kafshëve. Universiteti Shtetëror i Arizonës pretendon se qelizat embrionale janë aq dinamike se që mund ta bëjnë rrugën e tyre deri tek truri i nënës.

Dhe gratë që kanë më shumë se një fëmijë mund të kenë më shumë qeliza nga secili prej fëmijëve të saj në trupin e saj. Si rezultat i kësaj, të gjitha ato qeliza, disa prej tyre mund të jenë të dobishme për shëndetin e gruas, por disa mund të fshihen aty për dekada të tëra dhe të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. (Lajmi.net)