Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë lehtësisht vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit përmes platformës elektronike të institucionit.
Për të verifikuar vendvotimin, votuesit duhet të fusin numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes në sistemin online të KQZ-së.
Pas përfundimit të verifikimit, platforma shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë edhe adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku ai është i regjistruar për të votuar. Gjithashtu, përdoruesit kanë mundësi ta shohin lokacionin e qendrës edhe përmes hartës së Google Maps.
KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë shërbim për t’u informuar me kohë rreth vendvotimit të tyre dhe për të lehtësuar procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve.
Për verifikimin e qendrës së votimit mund të përdoret platforma: qv.kqz-ks.org.