Të Infektuar: 19.328

Të Shëruar: 15.434

Të Vdekur: 678

Si mund ta dalloni a ka kamera të fshehura në dhomat e zhveshjes

17:23 | 18 Tetor 2020

5 mënyra për të dalluar a jeni duke u përgjuar në dhomë të zhveshjes

Privatësia perceptohet ndryshe rreth botës, p.sh. në Gjermani thuajse të gjithë i mbajnë dyert e mbyllura me qelës, por në Amerikë është e kundërta, raporton “BrightSide”

Mirëpo të gjithë pajtohemi se do na pengonte shumë nëse dikush në mënyrë sekrete po na shikonte, transmeton lajmi.net.

Këto këshilla do i’u ndihmojnë ta dalloni nëse jeni duke u përgjuar në dhoma të zhveshjes në dyqane:

  1. Vëzhgoni dhomën për ndonjë objekt të dyshimt

Mënyra më e lehtë për të gjetur ndonjë kamerë të fshehur është nëse i vëzhgojmë objektet me kujdes. Vëmendje të veçantë duhet të ju kushtojmë llambave, dekorimeve murale, rafteve etj.

  1. Lidhu në Wi-Fi

Kamerat e mbikëqyrjes zakonisht duhet të jenë të lidhura në Wi-Fi, pra nëse ka një rrjet aktiv në dhomë, ju duhet ndonjë aplikacion i veçantë që mund të ju tregoj se çfarë pajisje janë të kyçura në atë rrjet, transmeton lajmi.net.

  1. Përdorni blicin e telefonit

Pasqyrat janë një ndër vendet më të lehta për të fshehur një kamerë. Nëse mund ta ndalni dritën, dhe të përdorni blicin e telefonit që të shikoni përtej pasqyrës, do ta gjeni kamerën nëse është aty.

  1. Shikoni mirë në pasqyrë

Nëse pasqyra është e dy-anshme, provoni të bëni pak errësirë me duar dhe shikoni në vrimën mes duarve që të dalloni se a shihet diçka në anën tjetër.

  1. Prekni pasqyrën

Kur prekni një pasqyrë normale, do ketë një hapësirë të vogël mes gishtit tuaj dhe reflektimit, ndërsa te pasqyrat e dy-anshme gishti juaj do të prekë reflektimin. /Lajmi.net/