Si ju mbron mjekra?

Imazhin, të cilin e promovonin hipsterët njëzetvjeçarë duket se e kanë pranuar edhe brezat e etërve të tyre.

Lifestyle

11/07/2015 11:03

Shumicës së femrave nuk u pëlqen kur mashkulli ka mjekër, sepse ajo i grithë, por në qoftë se i dini përparësitë e mjekrës, mund të keni argumente për t’u mbrojtur para gjinisë më të bukur.

Mbrojtja nga dielli. – Fytyra me mjekër ofron mbrojtje të konsiderueshme nga dielli dhe kanceri i lëkurës, në bazë të rezultateve të studimeve të shumta të kryera në shumë vende të botës. Pjesët e fytyrës të mbuluara me qime, kanë një ekspozim më të vogël për një të tretën ndaj rrezeve të dëmshme UV në krahasim me pjesën pa qime.

Por edhe dendësia e luan një rol si një faktor mbrojtës, për shkak se sa më e trashë të jetë qimja aq më i madh është faktori mbrojtës. Një teori tjetër pohon se mjekrat kaçurrele i thyejnë rrezet e diellit të cilat udhëtojnë në vijë të drejtë. Kur rrezja e diellit has në qimen kaçurrele, ajo thyhet dhe rrallë arrin në lëkurë, shkruan “MensHealth”.

Mund t’i parandalojë sulmet e astmës. – Meshkujt të cilët vuajnë nga astma përveç polenit dhe pluhurit, mund të përfitojnë nga mustaqet, sepse ato i reduktojnë simptomat. Mustaqet të cilat bashkohen me qimet e hundës mund ta parandalojnë depërtimin e alergjive në hundë dhe gjoks.

Disa ekspertë, megjithatë, pohojnë se në këtë mënyrë madje mund të parandalohet hyrja e polenit në organizëm, por jo edhe pluhuri të cilin e përbëjnë grimcat mikroskopike.

Ngadalëson procesin e plakjes. – Qimet në fytyrë me kohë mund t’i ndihmojnë lëkurës të qëndrojë e re dhe në gjendje të mirë. Qimet e pengojnë ujin që të avullohet nga lëkura, dhe në këtë mënyrë e ruajnë lagështinë e saj dhe e mbrojnë atë nga era, e cila e thanë dhe e gërryen shtresën mbrojtëse. Nëse aplikoni në të krem hidratues, ai do të mbetet më gjatë në mjekër dhe mustaqe, se sa në lëkurë.

Ndihmon rreth pagjumësisë. – Densiteti i mjekrës në qafë e rrit temperaturën e qafës dhe ndihmon rreth pagjumësisë. Qimet veprojnë si izolatorë të cilët ngrohin, transmeton Koha.net. Kur ju dhemb fyti, trupi e rrit temperaturën e trupit për t’i vrarë viruset. Qimet në qafë dhe faqe e sigurojnë një shtresë mbrojtëse shtesë.

Parandalon skuqjet në lëkurë. – Kur nuk ka rroje, nuk ka edhe skuqje të pakëndshme. Rruajtja është shkaku më i zakonshëm i infeksioneve bakteriale që ndodhin në pjesën e poshtme të fytyrës. Ajo mund të shkaktojë prerje të ndryshme si dhe qime që rriten përbrenda.

Por, lajmi i keq është…
Shkencëtarët e kanë vërtetuar se mjekra mund t’i përhapë infeksionet. Prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit të cilët kanë mjekra t’i mirëmbajnë ato rregullisht, që lëkura nën mjekër të mos sëmuret nga inflamacionet dhe bakteret e ndryshme.

Po kështu, personat me mjekra të gjata duhet të kontrollojnë rregullisht që në to të mos ketë mbetje të ushqimit. /Telegrafi