Si i cilësonte dikur Vetëvendosje partitë e LAN-it

Vetëvendosje, si një prej subjekteve më kundërshtuese të politikës së pasluftës, të mërkurën nënshkroi një marrëveshje të përbashkët me LDK-në, AAK-në dhe NISMA-n, të cilat i kishte akuzuar në të kaluarën.

Lajme

11/09/2014 21:44

Vetëvendosje AAK-në e quajti “parti të haraçit”, LDK-në “parti të korrupsionit”, ndërkohë që akuza të shumta për korrupsion kishte pasur edhe për kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, raporton KTV.

Madje, për partinë e re të Limajt, anëtarë  të Vetëvendosjes kishin thënë se për të hyrë në koalicion me ta kjo parti do të duhej të bënte “pastrim kimik”.

Vetëvendosje nuk pranoi të komentojë ndërrimin e qëndrimit.

Ndryshimi në qasjen e “Vetëvendosjes”, sipas njohësve politikë, e obligon atë që të japë sqarime dhe të pranojë se ka pësuar ndryshime.