Si i analizojmë efektet anësore të panjohura të COVID-19?

2 persona kanë humbur jetën pas vaksinimit me AstraZeneca, në Uells. Gjithashtu 11 persona në Australi kanë raportuar mpiksje gjaku pas vaksinimit. Ndërkohë autoritetet po zhvillojnë hetimet përkatëse për këto ngjarje.

Lajme

06/05/2021 10:22

Por si hetohen? Dhe cili vendos që  këto vaksina kanë lidhje me  mpiksjen e gjakut  apo nëse janë shkaktuar nga shkaqe të tjetra?

Bota ka shumë interes për sigurinë e vaksinave COVID-19. Çdo person që ka efekte anësore mund t’i raportojë të rregullatori i barnave. Çdo raport është i vlefshëm dhe kontribuon në monitorimin e sigurisë së pacientëve. Sidoqoftë, vetëm sepse ne kemi pësuar një efekt pas vaksinimit  nuk do të thotë se vaksina e ka shkaktuar atë.

Një ngjarje e rëndë mund të shkaktohet nga një gjendje e mëparshme mjekësore, një ilaç që personi po merrte në atë kohë, ose ndonjë faktor tjetër që nuk lidhet me vaksinën. Për shembull, para COVID-19 dhe vaksinave kundër tij, dhjetëra njerëz në të gjithë Australinë kanë zhvilluar mpiksje gjaku, në këmbë, mushkëri , tru dhe pjesë të tjera të trupit, çdo ditë.

Çfarë ndodh më pas?

Kur një person dyshon se ka një efekt anësor të vaksinës, duhet të raportojë shkakun në departamentin e shëndetësisë së shtetit. Shumica rasteve të raportuara pas vaksinimit janë të lehta deri të moderuara. Sondazhet e AusVaxSafety në më shumë se 365,000 njerëz në Australi kanë konfirmuar atë që është konstatuar në provat e vaksinave.

Deri në dy të tretat e njerëzve përjetojnë simptoma të tilla si ethe, dhimbje të muskujve, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje koke brenda një ose dy ditëve të para pas vaksinimit, të cilat kalojnë pa trajtim.

Ky është sistemi imunitar që i përgjigjet vaksinës.

Po sikur efektet anësore të jetë serioze?

Nëse një person vdes ose ka pasur një efekt serioz që ka nevojë për shtrim në spital disa ditë ose  javë pas vaksinimit – sigurisht kërkohen hetime të mëtejshme. Departamenti i shëndetësisë mbledh të dhëna në lidhje me personin, duke përfshirë historinë e mjekësore, faktorët e rrezikut, ilaçet që mund të kenë marrë, detajet dhe kohën e vaksinës, të dhënat e shtrimit në spital, çdo rezultat i testit laboratorik dhe nëse ata janë shëruar.

Shumë shtete  më pas mbledhin një panel ekspertësh të mjekëve për të diskutuar rreth pacientit. Këto panele shpesh përfshijnë mjekun që është kujdesur për pacientin. Më pas dosja më të  dhënat rishikohet nga “grup hetimi i sigurisë së vaksinave” ose VSIG, i cili është i nevojshëm për të shqyrtuar çështjen në detaje dhe për të vlerësuar nëse vaksina është shkaku i një efekti anësor.

Grupi rishikon detajet klinike të efektit anësor që ka zhvilluar pacienti. Pastaj përdor një metodë të njohur ndërkombëtarisht për të vlerësuar nivelin e sigurisë së një lidhjeje midis efektit anësor dhe vaksinës.

Së pari, grupi përcakton nëse ka informacion të mjaftueshëm klinik për të marrë një vendim, dhe nëse jo, do të kërkojë informacione të mëtejshme nga departamenti i shëndetit të shtetit.

Grupi më pas përcakton nëse efekti anësor është shkaktuar nga:

-procesi i imunizimit (të tilla si gabimet në teknikën e vaksinës) ose vetë vaksina

– nëse vaksina ose procesi i imunizimit e ka shkaktuar ngjarjen

-një koincidence.

TGA më pas publikon rezultatet e këtij vlerësimi të pavarur në faqen e saj të internetit. Kjo shoqërohet me një përmbledhje të rastit dhe këshilla shtesë klinike për mjekët. Ky informacion do të përfshihet gjithashtu në azhurnimet javore të botuara në faqen e internetit të TGA dhe rishikohet nga grupe të tjera kryesore këshilluese, duke përfshirë Grupin Teknik Australian për Imunizimin dhe qeverinë, të cilët monitorojnë progresin e programeve të imunizimit, përfshirë COVID-19. /AbcNews/