Si herëve të tjera, dështon edhe tentativa e 47-të për konstituim

Ka dështuar edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen për ta konstituar legjislaturën e re. Në seancën e 47-të me radhë, propozimi i kryesuesit Avni Dehari për formimin e komisionit të përkohshëm për votimin e fshehtë nuk arriti të marrë shumicën e votave. Ky komision është i nevojshëm për të vazhduar me…

Lajme

15/07/2025 11:29

Ka dështuar edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen për ta konstituar legjislaturën e re.

Në seancën e 47-të me radhë, propozimi i kryesuesit Avni Dehari për formimin e komisionit të përkohshëm për votimin e fshehtë nuk arriti të marrë shumicën e votave. Ky komision është i nevojshëm për të vazhduar me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – proces në të cilin Lëvizja Vetëvendosje po insiston që të votohet Albulena Haxhiu.

Për shkak të mungesës së konsensusit dhe mosvotimit nga opozita, seanca u ndërpre dhe u shty për t’u vazhduar me seancën e 48-të, e cila pritet të mbahet pas 48 orësh./Lajmi.net/