Si e vlerësojnë punën e Imri Ahmetit, kështu përgjigjen qytetarët
Komuna e Lipjanit udhëhiqet nga Imri Ahmeti i LDK-së. Ai në zgjedhjet e fundit lokale fitoi pa balotazh, e që e bëri që të arrijë edhe një mandat në krye të kësaj komune. Por, qytetarët e kësaj komune si duket nuk janë shumë të kënaqur me punën e tij. Një qytetar para kamerës së Lajmi.net…

Lajme
Komuna e Lipjanit udhëhiqet nga Imri Ahmeti i LDK-së. Ai në zgjedhjet e fundit lokale fitoi pa balotazh, e që e bëri që të arrijë edhe një mandat në krye të kësaj komune.
Por, qytetarët e kësaj komune si duket nuk janë shumë të kënaqur me punën e tij.
Një qytetar para kamerës së Lajmi.net ka thënë se kryetari, Imri Ahmeti, nuk po kryen punë sa duhet.
Sipas tij më shumë ka punuar ish-kryetari, Shukri Buja.
“Pushtetin bre se e kanë tepru pak, udhëheqësin krejt, janë bërë monoton, gjatë. Para tij ka qenë më i mirë Shukri Buja”, ka thënë ai.
Tutje qytetari I ka bërë thirrje Imri Ahmetit që të lëshoj rrugë për gjeneratat e reja.
“Hec bre pensionohu, lëshoja rrugën pak të rinjve, ashtu kështu po na ikin rinia”, u shpreh ai.
Ndërsa një qytetar tjetër është shprehur vetëkritik për, duke thënë se problem më I madh në Lipjan është papastërtia e cila po shkaktohet nga vetë qytetarët.
“Veç pastërtia me kanë, mirë është se nuk është komuna fajtore, fajtorë jemi populli që gjumë ku te mundemi bërllok”, u shpreh ai. /Lajmi.net/
Ndiqeni videon e plotë: