Si e kemi humbur Kosovën me rezultat 5 me 0 për ne

Kur një gazetar i Jutel në një pozicion luftarak diku në Slloveni para 25 viteve pyeti një ushtar të APJ-së: “A e dini se për pse po zhvillohet kjo luftë?, ai në një pozitë të shtrirë me një helmetë të kamufluar në kokë, pa ndonjë skenar të shkruar më parë u përgjigj: “Me aq sa unë kuptojë, ata sikur duan të ndahen, kurse ne sikur nuk po i lejojmë”.

Opinion

01/09/2015 09:08

Nëse këto ditë dikush do të pyeste një serb të kohës mesjetare: “A e dini se për çfarë po zhvillohen këto bisedime në Bruksel”, sigurisht se do të gjendej të paktën një person që do ta përshkruante me saktësi gjendjen aktuale: “Me aq sa unë kuptojë, ata janë ndarë, e Vuçiq kinse nuk po i lejon”.

Sipas Marko Gjuriq, kreu i njëfarë zyre për Kosovë, ai këtë e kupton krejt ndryshe: “ai mendon se ne jemi ndarë, e kinse ata nuk po na lejojnë”.

Marko Gjuriq është një person i talentuar, që të gjitha gjërat ti shpjegojë me një ton të spikerit monoton që e lexon raportin mbi nivelin e ujit në programin e parë të Radio Beogradit, dhe pas 30 sekondave të fjalimit të tij serbët ndërrojnë kanalin, që do të thotë se serbëve nuk u intereson për Kosovë, por më shumë për raportin mbi nivelin e ujit në Bruksel.

Dhe kështu të gjithë janë habitur kur këto ditë Marko Gjuriq fluturoi në televizionet tona, i pushtuar nga emocionet: Njerëz, e kemi mundur Kosovën me rezultat 5:0! – ishte i kënaqur si ai banakieri nga Qubura, i cili para 85 viteve në mungesë të televizorit, ekskluzivisht e kishte kuptuar se e kemi mundur Brazilin me rezultat 2:1 në Montevideo.

Kush i shënoi golat?

Kryeministri Vuçiq me kokë në minutën e 13-të, më pas kryeministri Vuçiq shënoi me këmbën e majtë në minutën e 29-të, dhe sërish kryeministri Vuçiq duke bërtitur nga këndi Marko duke pritur një vole.

Kush e shënoi golin e katërt?

Kryeministri Vuçiq nga këndi!

E të pestin?

Kryeministri Vuçiq nga gjysma e fushës!

Ta shesim tek klubi anglez Manchester United!

Kosova nuk është në shitje!

Në rregull, e di këtë! Mendova kryeministrin Vuçiq ta shesim tek Manchester!?

As kryeministri Vuçiq nuk është në shitje! – ishte i vendosur Marko Gjuriq.

Rezultatet e negociatave në Bruksel, megjithatë kanë treguar një gjë: Kosova me sa duket është pranuar në FIFA gjë që është lajm i keq, kurse lajm i mirë është se ata kanë lojtar aq të dobët, sa që kryeministri Vuçiq ka arritur t’iu shënojë pesë copa.

Ashtu siç (futbollist anglez) Gary Lineker pas disfatës kundër gjermanëve në vitin 1990, kishte thënë: “Futbolli është një lojë shumë e thjeshtë, në të cilën 22 lojtarë vrapojnë pas topit për 90 minuta, dhe në fund gjithmonë fitojnë gjermanët”, ashtu edhe Marko Gjuriq ka konfirmuar se negociatat e Brukselit janë një lojë e thjeshtë në të cilën 22 negociatorë vrapojnë pas Federica Mogherini, dhe në fund gjithmonë fiton kryeministri Vuçiq.

Vetëm Isa Mustafa, për shkak të dëshpërimit nga humbja katastrofike kishte cituar Fadil Vokrrin nga koha kur ai luante futboll: “Sonte nuk ishte nata ime”.

Si raportues special të negociatave në Bruksel, herën tjetër duhet të dërgojnë Millojka Pantiqin. Në mënyrë që në lajme qendrore të RTS të fillojë raportimin nga Brukseli me thënien e famshme të Millojkos: “Miq të futbollit, mirëmbrëma”.

Pranë meje është zotëri Pederesen… – do të thoshte Millojko, dhe më pas kameramani do të zgjeronte kuadrin, dhe nga e djathta e Millojkos do të shihnim fytyrën e ngrysur të Vuçiqit.

Më falni zotëri Pedersen, pranë meje është kryeministri Vuçiq – do të korrigjonte Millojko veten, pasi është i njohur për lapsuse dhe perla të ngjashme, sikurse atë që e kishte bërë gjatë ndeshjes Jugosllavi – Iran: “Në fushë aktualisht po vrapojnë peruanët”, ose kur e kishte nervozuar referi suedez Rune Pedersen, duke thënë: “Zotëri Pedersen, me të vërtetë e meritoni një mbiemër të tillë”.

Në fakt, po nëse Millojko Pantiq do të komentonte bisedimet e Brukselit, askush nuk do të kishte nevojë të vraponte para kamerës dhe të bërtiste “Vuçiq, Pedersen”. Sepse këtë sigurisht së në transmetim të drejtpërdrejt do ta thoshte Millojko, lapsusi jonë i famshëm.

Kur është nënshkruar “Brukseli 1”, kryeministri Vuçiq ka qenë në fazën e jetës së “Rambo 2”. Tani kur është nënshkruar “Brukseli 2”, kryeministri Vuçiq është në fazën e jetës së “Rambo 3”. Dhe, me të drejtë është krijuar përshtypja se “Brukseli 2”, është nënshkruar nga kryeministri jonë “Rambo 3”.

Që tri vite, çdo kthim nga Brukseli i ngjan rrëfimit të John Rambo në kafene, pas keqtrajtimit.

Hynë Thaçi, unë e pështyj, ia derdhi ujin mineral në krah, marrë kafenë e tij, dhe i them: “Kjo kafe është gjithashtu e imja aq sa është edhe e jotja”, pastaj ai shkon në tualet, unë e ngujoj në tualet, dhe më pas Mogherini e thërret shtëpiakun të hap derën, në ndërkohë unë i shpoj gomat e veturës, ia thyej pasqyrën, fshesat, dhe e detyroi një pëllumb të urinoj në kulmin e veturës së Qeverisë së Kosovës… – i përshkruan, ato momente historike kryeministri Vuçiq, Rambo 3.

Bravo, mjeshtër. A i keni shtrënguar duart me Thaçin dhe Mustafën? – e pyesin gazetarët kureshtarë.

Çfarë shtrëngimi duarsh, kur i kam parë, menjëherë i kam goditur në fytyrë, keni ardhur në Bruksel të më nervozoni…

Do të thotë, nuk i keni shtrënguar duart?

Çfarë shtrëngimi, i kam mbajtur duart në xhepa për inati, i kam rrahur vetëm me këmbë. Me qëllim që të mos i përlyej duart…

Që kur Vuçiq ka filluar të mbrojë Kosovën nga vijat e frontit të institucioneve të BE-së, progresistët, ish-radikalët, më nuk po përshëndeten me thënien tradicionale “Vitin tjetër në Prizren” por “Vitin tjetër në Bruksel”. Progresistët në shikim të parë janë një grup i vogël i njerëzve memec. Vihen kundër gjithë atyre gjërave që deri dje kanë luftuar. Nuk është çudi që në Bruksel kanë mundur të tregojnë atë batutën: ulet serbi dhe shqiptari në Bruksel, nuk e di saktë se çfarë ka ndodhur ndërkohë, por në fund ka fituar serbi. Ha, ha, ha a është ky i mirë?

Dhe kështu nga taktika progresive: “Kurrë nuk do ta njohim Kosovën”, është krijuar një taktikë shumë origjinale: “Kurrë nuk do të pranojmë që e kemi njohur Kosovën”.

Në anën tjetër, Borko Stefanoviq, kreu i opozitës në Partinë Demokratike, është ankuar këto ditë se atë dhe presidentin Tadiq, progresivët do ti kishin varur po të kishin nënshkruar në Bruksel atë që e ka nënshkruar Vuçiq. Por ka shtuar, se ata nuk e kanë ndërmend të varin Vuçiqin, ndoshta për shkak se taktika e opozitës serbe me padurim pret që Vuçiq të var veten.

Vuçiqi i para pesë viteve, sigurisht se do ta varte Vuçiqin aktual, por taktika e Vuçiqit i ngjan më shumë asaj: “Po shkoj të varem, kthehem menjëherë”.

Kështu nuk përjashtohet mundësia që të gjithë nga opozita kolektivisht të varen. (Shkruar për N1 – në shqip nga lajmi.net)