Si do të veprojë LDK-ja në seancat e ardhshme për konstituim? Flet Zemaj
Armend Zemaj nga LDK-ja, ka folur rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Zemaj tha se LDK-ja do ta presë vendimin e plotë, në mënyrë që pastaj të veprojë me normat shpjeguese. “Ne duhet ta presim vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Pasi që pa qenë vendimi i plotë edhe normat…

Lajme
Armend Zemaj nga LDK-ja, ka folur rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Zemaj tha se LDK-ja do ta presë vendimin e plotë, në mënyrë që pastaj të veprojë me normat shpjeguese.
“Ne duhet ta presim vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Pasi që pa qenë vendimi i plotë edhe normat nuk janë të shpjegueshme. Duhet ta kemi durimin në kuptimin e asaj që besojmë në parimet e ndarjes së pushtetit dhe në atë se çfarë përfaqëson Gjykata Kushtetuese”, tha ai.
Ndërkohë, ai tha se qëndrimet e LDK-së sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit janë keqpërdorur.
“Po keqpërdoren nganjëherë qëndrimet e LDK-së, duke tentuar që të na bëjnë neve palë dhe duke na përfshirë në ngurtësinë dhe në këtë logjikë, në të cilën po udhëheqë LVV-ja. Ne kemi thënë që s’do ta votojmë asnjë kandidat, por ne kemi thënë që të na mundësohet të votojmë, edhe vota kundër është votë”, tha ai në teve1.
Ndërkohë, në seancat e radhës, Zemaj thotë se në bazë të deklaratave të VV-së karshi Gjykatës Kushtetuese, nuk pritet të ketë pritshmëri për konstituim.
“Ato çfarë po i shohim si deklarime dorën në zemër ka pas pritshmëri. Nëse i shohim eksponentët e VV-së duke e atakuar Gjykatën Kushtetuese dhe thonë se ‘kjo është e papranueshme’. Kjo të len me nënkuptua që nuk ka pritshmëri të madhe. Ajo që është e mirë është se do të ketë një afat dhe një emër”