Si do ta zhvilloj Prishtinën, Daut Haradinaj: Një bager nuk krynë punë, do të përdori më shumë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në një intervistë për lajmi.net ka shpalosur pikat kryesore të planit të tij për zhvillimin e Prishtinës.

Lajme

30/05/2021 21:00

Haradianj është shprehur i bindur në fitore, teksa thotë se është kandidati i duhur për kryeqytetin sepse është i gatshëm për vendime të mëdha.

“Mendoj dhe besoj se do të jemi në balotazh , por të shohim si zhvillohet dinamika. Me këtë energji, me këtë përkrahje, me ekip mbështetës, jam shumë i bindur që qytetarët e Prishtinës do t’ia japin besimin Daut Haradinaj”, ka thënë ai.

Plan programin operues për një mandat, Haradinaj e ka në plan ta shpalosë ditën e çlirimit të Prishtinës, më 11 qershor. Ai na tha se plani do të ketë 46 pika.

Mes tjerash, kandidati për Prishtinën nga AAK-ja ka thënë se disa lagje në Prishtinë janë kaos i ndërtimit, por thotë se do të përdorë shumë bagera për të funksionalizuar kryeqytetin.

Se për çfarë e ka fjalën Haradinaj ndiqeni intervistën më poshtë:

YouTube player