Si dështoi transferimi i Aouar në Juventus: Gjithçka ishte rënë dakord, një lojtar shkatërroi gjithçka

Houssem Aouar ishte një hap larg largimit nga Lyon në fund të afatit kalimtar të verës.

Sport

13/10/2020 09:14

Aouar është lidhur me disa klube evropiane, por oferta më specifike u dërgua përfundimisht nga Juventus. “Zonja e vjetër” donte ta sillte këtë lojtar në ditën e fundit të afatit kalimtar, por dështoi.

Mediet italiane raportuan se drejtuesit e Juventus ranë dakord me Lyon por transferimi dështoi për shkak të Frederico Bernardeschi.

Siç shkruan Calciomercato, transmeton lajmi.net, Juventus i dërgoi një ofertë prej 50 milionë eurosh Lyon dhe Bernardeschi dhe ajo ofertë u pranua nga francezët. Por kur erdhi puna për të hedhur hapin tjetër, Bernardeschi refuzoi të shkonte në Lyon. Në fund, ai qëndroi në Juventus dhe siç qëndrojnë gjërat, ai nuk do të luajë shumë këtë sezon.

Bernardeschi nuk është i preferuari i tifozëve të Juventusit dhe nuk ofroi shfaqje siç pritej, dhe me këtë lëvizje ai me siguri do të shkaktojë edhe më shumë pakënaqësi tek tifozët.

Juventus pritet të shkojë pas Aouar përsëri në janar, i cili, përveç skuadrës italiane, ishte gjithashtu i lidhur me Arsenalin. /Lajmi.net/