Shyhrete Behluli e pikëlluar për vdekjen e Shaqir Hotit: Një nga një po ikin artistët që lanë gjurmë

Instrumentisti i njohur shqiptar, Shaqir Hoti ka ndërruar jetë dje në moshën 85 vjeçare.

ShowBiz

11/04/2021 11:16

Shumë fytyra të njohura publike kanë shprehur ngushëllime për artistin e njohur i cili la pas një krijimtari që do të mbahet mend në breza, shkruan lajmi.net.

Edhe këngëtarja, Shyhrete Behluli përmes një postimi në storien e saj në Instagram ka ngushëlluar familjen Hoti.

Tutje, ajo ka shkruar se një nga një po ikin artistët, që lanë gjurmë tek populli shqiptarë.

“Një nga një po ikin artistët, që lanë gjurmë tek populli shqiptar, veprat e tyre do të jetojnë brez pas brezi. Ngushëllime familjes së nderuar Hoti”, ka shkruar Shyhrete Behluli./Lajmi.net/