Shumica e gjermanëve duan që vendi të mbështetet më pak në SHBA
Shumica e gjermanëve duan të zvogëlojnë mbështetjen e tyre në mbrojtjen e SHBA dhe duan lidhje më të ngushta me Rusinë, tregoi një sondazh i fundit i YouGov nga Britania e Madhe.
Bota
Madje 55 për qind e gjermanëve thanë se do të dëshironin të mbroheshin nga anëtarët evropianë të NATO-s pa mbështetjen e SHBA-së në rast të një sulmi, dhe rreth 21 për qind thanë se nuk dëshironin të hiqnin dorë nga mbështetja ushtarake amerikane, transmeton KosovaPress.
Rreth 48 për qind e të anketuarve mbështesin tërheqjen totale ose të pjesshme të rreth 35,000 trupave amerikane të vendosur në Gjermani, dhe 32 për qind thonë se kontingjenti ushtarak amerikan duhet të mbetet në Gjermani.
Sipas sondazhit, ka pasur mbështetje të fortë për lidhje më të ngushta me Rusinë, me 54 për qind që deklarojnë se NATO duhet të bashkëpunojë përsëri me Rusinë.