Shumë skuadra të interesuara për Asension

Marco Asensio ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Sport

16/06/2022 18:49

Spanjolli, përkundër që deklaroi se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, nuk i ka ndalur spekulimet që po qarkullojnë për të në lidhje me një transferim diku tjetër, transmeton lajmi.net.

Milani, Arsenali, Manchester United dhe Inter janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit ofanziv i cili pati një sezon me lëndime te “Los Blancos”.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij pas kësaj merkatoje. /Lajmi.net/