Shumë punëtorë në Trepçë ende pa paga, nga kompania thonë se do t’iu ekzekutohen pas eksportit të 14 dhe 15 gushtit
Minatorët e Trepçës ndonëse mund të cilësohen si punëtorët me punën më të vështirë në vend si dhe shumë të rrezikshme, ata shumë shpesh dhe pothuajse iu është bërë “rutinë” që të përballen me vonesa të pagave. Me një gjë të tillë po përballen edhe këtë muaj, gjysma e punëtorëve apo edhe më shumë, pasi…

Lajme
Minatorët e Trepçës ndonëse mund të cilësohen si punëtorët me punën më të vështirë në vend si dhe shumë të rrezikshme, ata shumë shpesh dhe pothuajse iu është bërë “rutinë” që të përballen me vonesa të pagave.
Me një gjë të tillë po përballen edhe këtë muaj, gjysma e punëtorëve apo edhe më shumë, pasi që nga “Trepça” Sh.A, kanë thënë se pagat e korrikut i kanë marrë vetëm minatorët e Stan Tërgut.
Sipas kompanisë në fjalë, pjesa tjetër e punëtorëve, pritet të paguhen pas realizimit të eksporteve të planifikuara për datat 14 dhe 15 gusht.
“Dëshirojmë të theksojmë se pagat e punonjësve të Trepça Sh.A. sigurohen përmes shitjes së koncentrateve të Plumbit dhe Zinkut, të cilat shërbejnë gjithashtu për të mbuluar shpenzimet operative të ndërmarrjes”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësja e Trepçës, Donika Osmani Mehmeti.
Ajo ka thënë se Trepça po e shënon suksesin më të madh financiar të viteve të fundit.
“Pas shumë kohësh, Trepça po shënon suksesin më të madh financiar të viteve të fundit, pasi që dy muaj me radhë po i ekzekuton pagat e punëtorëve pa asnjë subvencion nga qeveria, duke u mbështetur vetëm në të ardhurat e realizuara nga shitja e koncentratit. Ky rezultat është falë përkushtimit të madh dhe punës të palodhshme të minatorëve tanë, të cilët çdo ditë sfidojnë thellësitë për të siguruar të ardhme më të mirë të ndërmarrjes”, ka thënë Osmani-Mehmeti.
Pavarësisht se kjo mund të konsiderohet sukses për kompaninë, po del të iu shkaktoj “probleme” minatorëve, të cilët edhe sot më 12 gusht janë pa paga të muajit korrik, ndërkaq obligimet e tyre financiare të cilat janë të ndryshme si kredia, qeraja e obligime të tjera, duhet do të duhej të kryhen në fillim të muajit, saktësisht nga 1 deri më 5 gusht. /Lajmi.net/