Shumë e zhveshur e me playback, Egli tenton t’i mbajë diskotekat me këngën “Mora fjalë”

Egli Tako e cila nga  Big Brother VIP Albania do mbahet mend për dramat e shumta, tani është duke tentuar që t’i futet muzikës më seriozisht. Por mungesa e krijimeve të veta muzikore, e bëri që netët që i ka të caktuara për të performuara nëpër diskoteka t’i mbulojë me këngë të të tjerëve. Madje…

ShowBiz

14/07/2025 10:48

Egli Tako e cila nga  Big Brother VIP Albania do mbahet mend për dramat e shumta, tani është duke tentuar që t’i futet muzikës më seriozisht.

Por mungesa e krijimeve të veta muzikore, e bëri që netët që i ka të caktuara për të performuara nëpër diskoteka t’i mbulojë me këngë të të tjerëve.

Madje një “gafë” të madhe e bëri duke tentuar të kalojë minutazhin e parashikuar me këngë playback ku në sfond dëgjohet kënga e famshme “Mora fjalë”- të cilën Egli tenton ta përformojë.

Ajo çfarë nuk shkon fare me këtë këngë është fakti se e këndon playback si dhe paraqitja e saj nuk përkon aspak me këngën dhe artisten të cilën në fakt e këndon këtë këngë.

Siç duket Egli nga tentimi për t’ia dalë disi nëpër koncerte, humbi qëllimin e vërtetë atë të krijimit të muzikës./Lajmi.net/