Shumë afër dakordimit – Tomori së shpejti nënshkruan kontratën e re me Milanin

Fikayo Tomori është shumë afër dakordimit me Milanin për ta vijuar edhe më tutje bashkëpunimin. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari do të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare që do ta mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2027. Tomorri pati një sezon fantastik me “kuqezinjtë” që në fund të sezonit…

Sport

12/08/2022 11:42

Fikayo Tomori është shumë afër dakordimit me Milanin për ta vijuar edhe më tutje bashkëpunimin.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari do të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare që do ta mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2027.

Tomorri pati një sezon fantastik me “kuqezinjtë” që në fund të sezonit u shpallën kampionë të Serie A, pas plot 11 vitesh mungesë të këtij trofeu.

Mbrojtësi erdhi nga Chelsea dhe i tejkaloi pritshmëritë për të.

Aktualisht, vlera e tij në tregun e transferimeve është diku rreth 50 milionë euro. /Lajmi.net/