Shukri Buja në Speciale flet avokati: Kanë kaluar pesë vite nga vendimi i Speciales, klienti im s’detyrohet të dëshmojë
Në kuadër të procesit gjyqësor nga Dhomat e Specializuara sot aty është për të dëshmuar Shukri Buja. Avokati i Bujës në këtë rast, Taulant Hodaj gjatë fjalës së tij ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj klientit meqë theksoi se Prokuroria Speciale e Hagës po vazhdon ta konsiderojë atë si të dyshuar bazuar në një vendim…
Lajme
Në kuadër të procesit gjyqësor nga Dhomat e Specializuara sot aty është për të dëshmuar Shukri Buja.
Avokati i Bujës në këtë rast, Taulant Hodaj gjatë fjalës së tij ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj klientit meqë theksoi se Prokuroria Speciale e Hagës po vazhdon ta konsiderojë atë si të dyshuar bazuar në një vendim që ishte lëshuar në vitin 2019.
Hodaj deklaroi se pavarësisht se kanë kaluar pesë vite, Specialja nuk ka nxjerrë asnjë aktakuzë ndaj Bujës, ndonëse ka kaluar shumë kohë.
Po ashtu Hodaj tha se Buja ka të drejtë që të mos dëshmojë, meqë ato mund ta inkrimojnë.
“Klienti ka të drejtë të qëndrojë në heshtje. Në rastin aktual, sipas rregullit 43, janë pikërisht dispozitat që vlejnë për klientin tim. Z. Buja ka ende statusin e të dyshuarit. Ai s’duhet të detyrohet të japë dëshmi që mund ta inkriminojnë. Është e drejta e tij”, ka thënë avokati Hodaj.
Prokuroria Speciale ka insistuar se dëshmia duhet të merret duke theksuar respektimin e rregullave dhe garancive që jepen rreth dëshmisë. Gjyqtari i rastit më pas ka sqaruar rreth garancive që trupi gjykues mund të japë granci se s’mund të ketë inkriminim bazuar në dëshminë që Buja mund të japë.
Hodaj më pas ka kërkuar një pauzë për t’u konsultuar me klientin e tij Shukri Bujën rreth kësaj garancie të trupit gjykues./Lajmi.net/