Shukri Buja bën homazhe te varri i Komandantit Ismet Jashari – Kumanova: Jeta, vepra dhe lufta e tij mbetet frymëzim për gjeneratat

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë homazhe për dëshmorët e Brigadës 121. Ai ka thënë se vepra dhe lufta e Ismet Jasharit- komandant Kumanovës do të mbetet faqe e ndritur krenarie. “Së bashku me vëllain e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, Xhemajl Jasharin, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut,…

Lajme

25/08/2025 14:01

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë homazhe për dëshmorët e Brigadës 121. Ai ka thënë se vepra dhe lufta e Ismet Jasharit- komandant Kumanovës do të mbetet faqe e ndritur krenarie.

“Së bashku me vëllain e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, Xhemajl Jasharin, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Lipjan, anëtarë të Shtabit të Degës së PDK-së dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, sot nderuam përvjetorin e përjetësisë së heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, si dhe përvjetorin e dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut. Jeta, vepra dhe lufta e Komandant Kumanovës mbeten faqe e ndritur krenarie, frymëzim për gjeneratat që të ecin me përkushtim në rrugën e lirisë dhe të dinjitetit kombëtar.”

Ai tha se ky homazh është shprehje e respektit të thellë për sakrificën sublime të tyre.

“Ky homazh është shprehje e respektit të thellë për sakrificën sublime të tyre, e cila na kujton përjetësisht detyrimin tonë ndaj atdheut dhe ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. PDK-ja qëndron gjithmonë pranë historisë, sakrificës, dëshmorëve, viktimave civile, invalidëve të luftës dhe ushtarëve të UÇK-së, duke u përkulur me nderim para veprës së tyre. Lavdi Komandant Kumanovës! Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”.