Shuarja e një aktori të madh: Kush ishte Adem Mikullovci, nga aktrimi në politikë

Adem Mikullovci u lind në vitin 1939 në Vushtrri të Kosovës dhe bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës (tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës).

ShowBiz

15/09/2020 08:02

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.

Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karrierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.

Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet:

“Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj.

Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjes”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjëlli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

Krijimtaria – Filmografia

Proka (1984)-aktrim

Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim

Era dhe Lisi (1979)-aktrim

Sulmi i kuq (1974)-aktrim

Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim

Vakti e han kashtën I (2009)-aktrim

Crveni udar (1974)-aktrim

TV produksioni

Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial hunoristik)-aktrim

Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim

Duke pritur Godon (1977) dramë-aktrim

Ditari i Lec pazhecit (1975) (komedi)-aktrim

Qesh e ngjesh (1982)(humor)

Gëzuar viti i ri (1976)

Burleska (komedi).

Çka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim).

Video-produksioni

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët

Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit

Kur do të kthehet Remziu

Katunar e shehërli

Mëhalla jonë

Qëndresa

Sadri Llapjani

Të gjithë me ne, (2000)

Mësuesi

Një pallto për babain tim në burg

Një buçet buzëqeshje

Të gjithë me ne, (2000)

Karriera politike

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti, ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.