“Shtytje në vetëvrasje”- Prokuroria inicion një rast në Gjilan

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast të dyshimtë si shtytje në vetëvrasje. Rasti është raportuar në Gjilan. Me urdhër të prokurorit në lidhej me këtë rast është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të trajtohet në procedurat e mëtejme hetimore. Ndryshe dje Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua kosovare, e cila…

Lajme

02/02/2026 08:47

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast të dyshimtë si shtytje në vetëvrasje.

Rasti është raportuar në Gjilan.

Me urdhër të prokurorit në lidhej me këtë rast është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të trajtohet në procedurat e mëtejme hetimore.

Ndryshe dje Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes së saj.

Sipas raportit zyrtar, vdekja e viktimës po trajtohet si rast i shtytjes në vetëvrasje dhe ndihmës në vetëvrasje, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë./Lajmi.net/