Shtyrje e re e afatit për oferta për “Kosova e Re”

Është shtyrë edhe për tre muaj afati për ofertuesit e para-kualifikuar për dorëzimin e ofertave dhe zgjedhje e investitorit për fazën e parë të Termocentralit ‘Kosova e Re’.

Lajme

15/09/2014 17:15

Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, nëpërmjet këshilltarëve të transaksionit ka njoftuar ofertuesit e para-kualifikuar me një kumtesë pë arsyen e shtyrjes së afatit për ofertave për Termocentralin Kosova e Re.

Ky vendim thuhet se është marrë pas kërkesës së investitorëve të parakualifikuar.

KDP TC “Kosova e Re” do të informojë me kohë publikun për hapat e tjerë që pritet të merren gjatë kësaj periudhe dhe caktimin e datave respektuese, transmeton koha.net