​Shtyhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të këtij viti

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka shqyrtuar sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022. Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se kjo pikë e rendit të ditës, me kërkesë të sekretarit të Kuvendit, shtyhet për një mbledhje të radhës. Sipas deputetit Muja, kjo shtyrje e shqyrtimit…

Lajme

21/09/2022 11:14

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka shqyrtuar sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se kjo pikë e rendit të ditës, me kërkesë të sekretarit të Kuvendit, shtyhet për një mbledhje të radhës.

Sipas deputetit Muja, kjo shtyrje e shqyrtimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të vitit 2022, po bëhet për shkak të mungesës së sekretarit të Kuvendit të Kosovës, i cili gjende jashtë vendit, në Shqipëri në një vizitë së bashku me kryeparlamentarin në Kuvendin e Shqipërisë.

Komisioni po shqyrton Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.