Shtyhet seanca për Sali Berishën

Seanca paraprake e parashikuar të mbahej sot për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë mbi dosjen “Partizani” është shtyrë. Avokatët kanë pretenduar se ka pavlefshmëri njoftimesh pasi sipas tyre janë bërë papërfunduar afati ligjor. E kështu gjykatësja Flojera Davidhi vendosi shtyrjen e seancës. “Për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të…

Lajme

24/10/2024 13:58

Seanca paraprake e parashikuar të mbahej sot për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë mbi dosjen “Partizani” është shtyrë.

Avokatët kanë pretenduar se ka pavlefshmëri njoftimesh pasi sipas tyre janë bërë papërfunduar afati ligjor. E kështu gjykatësja Flojera Davidhi vendosi shtyrjen e seancës.

“Për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të volumit të jashtëzakonshëm të dosjes seanca është shtyrë për datën 25 Nëntor ora 12:00. Seanca është caktuar përpara 10-ditëshit që ne kemi në dispozicion për të njohur aktet. Mos harroni që janë 160 mijë faqe. Ne i kemi marrë aktet. Problemi është që pjesa e leximit, ato duhet të selektohen, kush janë të dobishme për çështjen se ka ujëra material”, tha avokati Genc Gjokutaj.

I vetmi i pranishëm në sallë ishte biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërsa pjesa tjetër vendosi të përfaqësohej vetëm me avokatët.

“Zoti Berisha nuk është e nevojshme të paraqitet. Në seancat që janë procedurale prezenca nuk është e nevojshme, por sigurisht që zoti Berisha në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij do të çmohet nga ne dhe ai, dhe sigurisht ai është pjesë e procesit si në prezencë dhe në mungesë”, sqaroi avokati i ish-kryeministrit Berisha./Tvklan