Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së 4 vjeçarit, Almir Aliu

Është shtyer seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut, e paraparë të mbahet sot,ku i akuzuar është Boban Iliq nga Kumanova. Sipas avokatëve të të përfshirëve, seanca e fundit është caktuar për 10 janar të vitit 2018.

Lajme

19/12/2017 18:13

Ndërkaq nuk jepen detaje shtesë  të shtyerjes së seancës gjyqësore.

Të akuzuar janë edhe tre persona tjerë, Sead Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri për veprën penale të ”dhunës”, transmeton Lajmi.net.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor si pasojë e një zënke paraprake mes të akuzuarit dhe babait të Almirit, e që dyshohet të ketë ndodhur në Ambulancën e qytetit afër qendrës së qytetit në Kumanovë. Almiri i vogël plotë një javë kaloi në kujdes intensiv, ndërsa më 2 korrik ndërroi jetë kur edhe iu dha lamtumira e fundit nga familjarët dhe qytetarët. /Lajmi.net/