Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj
Seanca e planifikuar për ditën e mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e Veliajt në gjykatë, ndërsa mbrojtja kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes. Në këtë kuadër, gjykata vendosi…

Lajme
Seanca e planifikuar për ditën e mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e Veliajt në gjykatë, ndërsa mbrojtja kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Në këtë kuadër, gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 23 prill, ora 09:30.