Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për vjedhjen e 170 argetave, në vlerë prej 133 eurove
Në mungesë të të akuzuarit V.H., ka dështuar të mbahet seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti akuzohet për vjedhjen e 170 argetave në vlerë 133 euro. Gjykatësi i rastit, Fisnik Gashi, tha seanca nuk do të mbahet, pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore… Gashi tha se Gjykata do të…
Lajme
Në mungesë të të akuzuarit V.H., ka dështuar të mbahet seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti akuzohet për vjedhjen e 170 argetave në vlerë 133 euro.
Gjykatësi i rastit, Fisnik Gashi, tha seanca nuk do të mbahet, pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore…
Gashi tha se Gjykata do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e të pandehurit pas pranimit të përgjigjes nga Policia e Kosovës, pasi për të akuzuarin është lëshuar urdhëresë për verifikim adrese.
Sipas aktakuzës së ngritur më 24 janar 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, V.H., akuzohet se më 30 nëntor 2021, në dyqanin “Viva Fresh Store” në Prishtinë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, merr nga rafti i marketit 170 pashteta “Argeta” në vlerë prej 133 euro dhe i vendos në dy qese, mirëpo kapet në flagrancë nga Policia e Kosovës.
Me këtë, V.H. po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje” nga Neni 313, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi