Shtyhet për 22 dhjetor seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, do të paraqiten video-dëshmi
Të premten, më 12 dhjetor, ishte paraparë të mbahej seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, në të cilën të akuzuar janë ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla. Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, seanca është shtyrë për datën 22 dhjetor 2025, duke filluar nga…
Lajme
Të premten, më 12 dhjetor, ishte paraparë të mbahej seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, në të cilën të akuzuar janë ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, seanca është shtyrë për datën 22 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 09:30 – kështu ka bërë të ditur për Lajmi.net zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve N.M., G.P. dhe K.K., për shkak të veprës penale Vrasje e Rëndë e caktuar për datë 12.12.2025 nga ora 09:30 sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë është anuluar, për shkak të pamundësisë për pjesëmarrje të anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Alban Ajvazi. Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 22.12.2025, nga ora: 09:30”, tha Gashi për lajmi.net
Gjatë kësaj seance pritet të prezantohen pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat përbëjnë prova të rëndësishme në procesin gjyqësor.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës./Lajmi.net/