Shtyhet paraburgimi për Oliver Ivanoviqin

Kryetarit të Iniciativës qytetare SDP të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviqit, i akuzuar për krime lufte, i është vazhduar paraburgimi deri 6 tetor, ka bërë të ditur gruaja e të akuzuarit, Milena Ivanoviq.

Lajme

06/08/2015 15:31

Ajo ka thënë për Tanjug se kërkesa e palës mbrojtëse të Ivanoviqit për t’u mbrojtur në liri i është hedhur poshtë nga trupi gjykues i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Në këtë proces gjyqësor, deri më tani janë dëgjuar 45 dëshmitarë, ndërsa vazhdimi i gjykimit do të bëhet më 10 shtator.

Oliver Ivanoviq së bashku me disa serbë të tjerë, po akuzohen për krime lufte të kryera gjatë luftës dhe gjatë vitit 2000.