Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Seanca e radhës në pritje të rezultateve të iniciativës së Presidentes(Video)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e cila është mbledhur sot përveç tjerash për të caktuar edhe seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, është shtyrë për nesër.

Lajme

19/10/2015 11:39

Ky vendim është marrë për të pritur rezultatet e iniciativës së presidentes Atifete Jahjaga, e cila sot ka ftuar në takime liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje që do ta nxirrte vendin nga kriza, raporton lajmi.net.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se sot pritet të ketë një takim në kuadër të iniciativës së Presidentes.

Ai është shprehur i bindur se Kuvendi do të mbajë seancë gjatë kësaj jave, pavarësisht se javën e kaluar mbajtja e seancës u pamundësia nga opozita, e cila përdori gaz lotsjellës për të pamundësuar mbajtjen e punimeve. /lajmi.net

YouTube player