Shtyhet afati për aplikim për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për konsumatorët familjarë dhe NMVM-të
Është shtyrë afati për aplikim për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për konsumatorët familjarë dhe NMVM-të. Nga Ministria e Ekonomisë kanë thenë se afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 shtator 2024 për fazën 1, ndërsa për fazën 2 deri më 30 nëntor 2024, thuhet në njoftim. “Shtyhet afati për aplikim për subvencionimin…
Lajme
Është shtyrë afati për aplikim për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për konsumatorët familjarë dhe NMVM-të.
Nga Ministria e Ekonomisë kanë thenë se afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 shtator 2024 për fazën 1, ndërsa për fazën 2 deri më 30 nëntor 2024, thuhet në njoftim.
“Shtyhet afati për aplikim për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për konsumatorët familjarë dhe NMVM-të
Është shtyrë afati për aplikim për dy thirrjet publike për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 shtator 2024 për fazën 1, ndërsa për fazën 2 deri më 30 nëntor 2024.
Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtërishme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, subvencionimi do të jetë 250 €/kWp, deri në 1,750.00 €.” /Lajmi.net/