Shtyhen të gjitha ndeshjet e futbollit në Itali pas vdekjes së Papa Françeskut

Vdekja e Papa Françeskut, udhëheqësit të Kishës Katolike Romake e ka prekur edhe botën e futbollit. Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po e vajton vdekjen e tij, e cila ndodhi paraditen e sotme në moshën 88 vjeçare, njoftojnë mediat italiane. Për këtë, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e sotme…

Sport

21/04/2025 11:40

Vdekja e Papa Françeskut, udhëheqësit të Kishës Katolike Romake e ka prekur edhe botën e futbollit.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po e vajton vdekjen e tij, e cila ndodhi paraditen e sotme në moshën 88 vjeçare, njoftojnë mediat italiane.

Për këtë, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e sotme në futbollin italian janë shtyrë, përfshirë edhe ato të Serie A.

Së fundmi, Papa Françesku i kishte mbijetuar një periudhe të rëndë të pneumonisë së dyfishtë, por u shua sot.