Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 5 përqind në tremujorin e katërt të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2,7 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. “Në TM4…
Lajme
Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 5 përqind në tremujorin e katërt të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2,7 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
“Në TM4 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 1,5 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 5 përqind dhe Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2,7 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin ASK-së.
Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.
Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.