Shtrenjtohet nafta, MINTI publikon çmimet e reja për sot dhe nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për sot dhe nesër. Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë do të shitet me çmim prej 1.79 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.53…

Lajme

23/08/2026 09:30

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për sot dhe nesër.

Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë do të shitet me çmim prej 1.79 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.53 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për një litër gaz është përcaktuar në 0.62 euro.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00. /Lajmi.net/

Image