Shtrenjtimi i rrymës mund të evitohej

Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 4.57% nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka marrë kritika edhe nga partitë politike të Kosovës.

Lajme

02/07/2014 09:37

Përveç shtrenjtimit, KEDS-i ka paralajmëruar krizë energjetike për muajt e verës, gjë që ka aktivizuar institucionet dhe ndërmarrjet energjetike, të cilat do të takohen sot për të diskutuar situatën.

Ekonomisti Muhamet Mustafa nga LDK ka thënë për “Zëri” se kjo rritje e tarifave të energjisë e cila ka hyrë në fuqi që prej 1 korrikut ka mund të evitohet duke u rritur efektiviteti dhe duke u zvogëluar humbjet.

“Të rritet efektiviteti, të zvogëlohen humbjet në shumë pika të zinxhirit lidhur me prodhimin dhe konsumin e energjisë elektrike, prandaj kjo është dashur që nodhsta të shqyrtohet mundësit dhe të mos bëhet rritja:.

Ndërkaq, Donika Kada-Bujupi nga AAK, këtë rritje të energjisë, e ka quajtur si dështim të Qeverisë të Hashim Thaçit.

“Mungesa e ngritjes së kapaciteteve të reja energjetike për shkak të dështimit të Qeverisë Thaçi që të shftytëzojë burimet e vendit për të ofruar rrymë, jo veç për qytetarët por edhe për eksport e ka sjellë Kosovën në pozitë kur me gjithë resurset importon rrymë me çmim tepër të larta”, ka thënë ajo.

KEDS-i ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me krizë energjetike gjatë muajve të verës, për shkak të siç thuhet mungesës së kapaciteteve të mjaftueshme për prodhimin e energjisë.  

se Ndërkohë, Koha Ditore shkruan se institucionet ndërkombëtare në Kosovë, ndërmarrjet energjetike, ZRRE-ja dhe Qeveria do të takohen sot për t’i diskutuar opsionet për të shmangur krizën energjetike në Kosovë.

Arben Gjukaj, drejtor menaxhuese i KEK-ut ka thënë se takimi i sotëm me donatorët dhe të gjitha palët e interesit është organizuar nga Banka Botërore pas kërkesës që është bërë nga KEK-u”.

“Presim nga ky takim mbështetjen ashtu siç ka qenë në vazhdimësi nga palët e interesit”, ka thënë ndër të tjera Gjukaj.