Shtrenjtim me 16.1%, ZRRE-ja sot shqyrton propozimet për aprovimin e tarifave

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot do të mbajë mbledhjen e radhës, të katërtën me radhë ku Bordi do të bëjë disa shqyrtime. Në mbledhjen e thirrur për sot në rend të ditës janë pikat e shqyrtimit të propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS dhe KESCO-n. Kjo mbledhje mbahet disa ditë pasi…

Lajme

16/04/2025 08:25

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot do të mbajë mbledhjen e radhës, të katërtën me radhë ku Bordi do të bëjë disa shqyrtime.

Në mbledhjen e thirrur për sot në rend të ditës janë pikat e shqyrtimit të propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS dhe KESCO-n.

Kjo mbledhje mbahet disa ditë pasi ZRRE-ja miratoi rritjen mesatare të tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, bazuar në të hyrat e lejuara maksimale.

Në bazë të vendimit të ZRRE-së, faturat e energjisë elektrike do të shtrenjtohen në 16.1%, transmeton lajmi.net.

Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilët përgjatë katër vjetëve tri herë e kanë shtrenjtuar energjinë, e kanë justifikuar vendimin e së premtes dhe nuk kanë marrë për bazë komentet e konsumatorëve dhe as të Presidencës.

Shtrenjtimi i energjisë-elektrike me 16.1% hy në fuqi nga data 1 maj./Lajmi.net/