Shtrejntimi i naftës, kaq pritet të shtrenjtohen biletat për në Shëngjin, Velipojë dhe Sarandë
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë të mërkurën në emisionin “gjesi” të T7 se do të ketë rritje të çmimeve të biletave për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Lajme
Sipas tij, bileta kthyese për Shëngjin dhe Velipojë nga 15 euro mund të shkojë në 20 euro.
Ndërkaq, për Sarandë mund të shkojë te 35 euro për bileta kthyese.
Shoqata e Transportit Rrugor ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largojë akcizën në mënyrë që kompanitë, siç kanë vlerësuar, të mos falimentojnë.