Shtoni shifrën maksimale të pompave për vetëm disa minuta

Holandezi, Wim Hof, është i njohur për qëndrueshmërinë mbinjerëzore. Gjithashtu, ka teknikën e frymëmarrjes e cila aktualisht ngre numrin e pompave të bëra në një seri. Si?

Lifestyle

03/09/2020 19:33

Gazetari Scott Carney, e ka vizituar me qëllim që të mësojë sekretet e tij, transmeton Telegrafi.

1. Shtrijuni në shpinë dhe merrni frymë me hundë. 30 herë merrni frymë thellë dhe mbushni fuqishëm abdomenin pastaj mushkëritë, me këtë radhë.

Pas 30 frymëmarrjeve, nxirrni frymën normalisht. Qëndroni në frymëmarrje sado që të mundeni. Luftoni kundër reflekseve të gulçimit.

2. Pas mbajtjes së frymës, merrni gjysmën “e frymës së përmirësuar”; mbajeni 15 sekonda.

Përsëriteni veprimin e parë dy herë, duke rritur gjatësinë e mbajtjes. (Përpiquni të qëndroni një minutë, dy minuta, pastaj tre minuta në mbajtjen e tretë).

3. Bëni edhe një rreth të frymëmarrjes, pastaj rrotullohuni në stomak me mushkëritë plotë; bëni pompa derisa jeni duke mbajtur frymën.

Kjo funksionon, sepse keni nxjerrë dyoksid karbonin nga trupi, thotë Carney. Mirëpo, kujdes: ekziston mundësia të humbni ndjenjat.