Shtohet numri i shërbimeve në radioterapi

Instituti i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar rritje në ofrimin e shërbimeve të radioterapisë për pacientët, të cilët janë të diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. 

Lajme

24/05/2019 14:49

Radioterapia është një nga trajtimet onkologjike që përdor rrezatimin jonizues për eliminimin e qelizave tumorale dhe pengon riprodhimin e tyre.

Gjatë periudhës janar-prill 2019 janë kryer 7730 seanca të rrezatimit për pacientë.

Në saje të raportit të punës, për tretman axhuvant (trajtim për mjekim definitiv) qenë paraqitur 170 raste të reja, transmeton lajmi.net. 

Brenda katër muajve të parë të këtij viti kishte edhe 170 raste të reja, që kanë kërkuar mjekim paliativ (trajtim për ndaljen e dhimbjes, gjakderdhjes ose zvogëlimit të simptomave).

Në Institutin e Onkologjisë, vitin e kaluar mjekët kanë ofruar 6670 shërbime në radioterapi. /Lajmi.net/