Shtohet numri i raportimeve të dhunimeve
Pas publikimit të lajmit për 16-vjeçaren në Drenas, është shtuar numri i raportimeve të dhunimeve.
Lajme
Rastet e dhunimeve, tentim dhunimeve e ngacmimeve seksuale të vajzave të mitura, kohëve të fundit janë shtuar.
Raportimi për këto u shtua, sidomos pas publikimit të rastit të 16-vjeçares nga Drenasi, për çka reagimet e shoqërisë nuk munguan.
Se kjo ka ndikuar në rritje të raportimit të tyre, e thotë edhe sociologia, Sibel Halimi.