Shtohet numri i qytetarëve që po presin ta shohin Thaçin pas vizitës tek babai në QKUK

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi po vazhdon të qëndrojë brenda objektit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Thaçi që në orët e para të ditës së sotme arriti në Prishtinë, pasi Gjykata Speciale i dha leje për të vizituar babain e tij, Haxhi Thaçi, i cili po vazhdon të trajtohet në kuadër të QKUK-së për…

Lajme

13/03/2025 13:12

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi po vazhdon të qëndrojë brenda objektit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Thaçi që në orët e para të ditës së sotme arriti në Prishtinë, pasi Gjykata Speciale i dha leje për të vizituar babain e tij, Haxhi Thaçi, i cili po vazhdon të trajtohet në kuadër të QKUK-së për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

E me të arritur në QKUK i gjithë objekti është siguruar nga zyrtarë të shumtë policorë, të cilët po qëndrojnë brenda dhe jashtë.

Shumë prej hyrjeve të QKUK-së janë bllokuar  dhe nuk mund të futet askush.

E jashtë objektit ku po qëndron Thaçi janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve- madje numri i tyre veç është shtuar.

Të njëjtit në fillim brohoritën “UCK-UCK” dhe vazhduan të shtohen në numër, duke pritur kështu daljen e Thaçit.

Ish-presidenti është parë duke i përshëndetur qytetarët që në hyrje, kur edhe arriti në QKUK./Lajmi.net/